BOTA /

Policia e imigracionit në SHBA arreston fëmijën 5 vjeçar, JD Vance 'i justifikon': Ta linin në të ftohtë?

Shkruar nga Versus

Policia e imigracionit në SHBA arreston fëmijën 5 vjeçar,

Në SHBA aksionet e policisë së imigracionit kanë ngjallur shumë pakënaqësi tek amerikanët. Së fundmi janë shpërndarë në rrjetet sociale pamje që tregojnë agjentët e ICE-së duke arrestuar një fëmijë 5 vjeçar të kopshtit në Minesota.

Në pamje shihet momenti kur fëmija 5 vjeçar shoqërohet nga agjentët e imigracionit duke e hipur në makinën e tyre. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.presidenti amerikan J.D Vance i cili pretendoi se ICE mori përsipër fëmijën 5-vjeçar sepse babai i tij, të cilin ai e përshkroi si një “emigrant të paligjshëm”, iku për të shmangur arrestimin nga agjentët.

“Unë thashë, ‘O Zot, kjo është e tmerrshme. Si mund të arrestojmë një fëmijë pesëvjeçar?'”, tha Vance, duke shtuar se kishte ndryshuar mendje për veprimin e ndërmarrë nga ICE. “Çfarë duhej të bënin? Të linin një fëmijë pesëvjeçar të vdiste nga të ftohtit?”, pyeti ai.

Fëmija, 5-vjeçari Liam Conejo Ramos, u arrestua së bashku me të atin, Adrian Alexander Conejo Arias, në rrugën ngjitur me shtëpinë e tyre dhe sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, e gjitha ndodhi kur Adrianit iu afruan agjentët në hyrje të shtëpisë së tij, pasi kishte marrë djalin e tij 5-vjeçar nga kopshti. Versus.al

Poll