BOTA /

Pranon se ka pasur një lidhje dashurie me Ministrin e Brendshëm, deklarata e gazetares trazon politikën italiane!

Shkruar nga Versus

Pranon se ka pasur një lidhje dashurie me Ministrin e Brendshëm,

Një zbulim mbi jetën private të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, është kthyer në një çështje të nxehtë politike në Itali, duke nxitur reagime të forta nga opozita dhe debat të gjerë publik.

Gjithçka nisi pas një interviste të gazetares dhe prezantueses Claudia Conte, e cila deklaroi se “nuk mund ta mohojë” ekzistencën e një lidhjeje me Piantedosin, i cili është i martuar.

Deklarata e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave italiane, të cilat rikujtuan se Conte u emërua në muajin shkurt këshilltare në një komision parlamentar për sigurinë dhe problematikat urbane.

Ndërkohë sipas mediave italaine Ministri i Brendshëm, nuk e ka mohuar lidhjen e tij me 34-vjeçaren, por ka zgjedhur të thotë "pa koment".

Pas publikimit të lajmit, partia e kryeministres Giorgia Meloni, Fratelli d’Italia, shprehu mbështetje të plotë për ministrin, duke theksuar se roli i këshilltarëve në komisionet parlamentare nuk shoqërohet me përfitime financiare.

Megjithatë, rasti ka nxitur polemika, me analistët që e krahasojnë situatën me dorëheqjen e ish-ministrit të Kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili u largua nga detyra pas publikimit të një lidhjeje jashtëmartesore me influencuesen Maria Rosaria Boccia.

Opozita ka kërkuar sqarime nga qeveria në parlament, duke ngritur dyshime për përfitime të mundshme të gazetares, përfshirë angazhime në institucione të sigurisë si Akademia Italiane e Policisë.

Ndërkohë, pritet që javën e ardhshme kryeministrja Meloni të mbajë një fjalim në parlament, ku krahas çështjeve ndërkombëtare dhe situatës së brendshme politike, mund të trajtojë edhe këtë rast dhe implikimet e tij./Versus.al

Poll