BOTA /

Rast i rrallë në Arizona, 13 vjeçarja e zhdukur që prej vitit 1994 gjendet gjallë

Autoritetet nuk dhanë detaje rreth asaj që çoi në zbulimin e saj, por thanë se teknologjia ndihmoi në zbulimin e provave të reja.

Shkruar nga Versus

Rast i rrallë në Arizona, 13 vjeçarja e zhdukur që prej

Një vajzë 13-vjeçare që ishte zhdukur në Arizona , SHBA , është gjetur pas 32 vitesh .

Christina Marie Plant është parë për herë të fundit në Star Valley, në verilindje të Phoenix, më 16 maj 1994.

Autoritetet nuk kanë publikuar detaje rreth asaj që çoi në zbulimin e saj, por thanë se teknologjia ndihmoi në zbulimin e të dhënave të reja. Gjithashtu nuk është e qartë se ku ose kur u gjet ajo.

Christina kishte dalë nga shtëpia për të parë kalin e saj në një stallë në vitin 1994.

Në atë kohë, ishin shpërndarë fletëpalosje për persona të zhdukur, ku thuhej se ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona të shkurtra shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza.

Zhdukja u përshkrua më pas si "e dyshimtë" dhe autoritetet kishin paralajmëruar se ajo ishte "në rrezik".

"Christina ishte e regjistruar në bazat e të dhënave kombëtare për fëmijët e zhdukur dhe fletëpalosje me fotografinë e saj u shpërndanë në nivel lokal, në të gjithë shtetin dhe në zona të tjera të vendit", tha zyra e sherifit, sipas New York Post.

"Gjatë viteve, çështja mbeti e hapur, me hetuesit që rishikonin periodikisht provat dhe kërkonin informacione të reja sapo ato bëheshin të disponueshme. "Pas 32 vitesh, Christina Marie Plant është gjetur gjallë", shtoi deklarata.

Autoritetet thanë se nuk do të publikojnë detaje të mëtejshme rreth rastit "nga respekti për privatësinë dhe mirëqenien e Cristinës"./Versus.al

Poll