MAGAZINË /

Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një dinozauri, do të shitet në akand për më shumë se gjysmë milioni dollarë

Shkencëtarët thanë se materiali u zhvillua duke përdorur fragmente të lashta proteinash të nxjerra nga fosilet e dinosaurëve, të cilat u futën në qelizën e një kafshe tjetër për të prodhuar kolagjen dhe, prej saj, lëkurë.

Shkruar nga Versus

Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një

Shkencëtarët dhe stilistët e modës zbuluan sot një çantë dore të bërë nga kolagjeni i nxjerrë nga fosilet e një dinozauri, të gjetura në Shtetet e Bashkuara, një krijim unik që synon të demonstrojë vlerën e lëkurës së rritur në laborator.

Çanta me ngjyrë jeshile u ekspozua mbi një shkëmb në një kafaz, poshtë një pjese të dinosaurit, në muzeun e Art Zoo në Amsterdam, ku do të dalë në ankand muajin e ardhshëm me një çmim fillestar të raportuar prej më shumë se gjysmë milioni dollarësh.

Shkencëtarët që fshihen pas kësaj iniciative thanë se materiali u zhvillua duke përdorur fragmente të lashta proteinash të nxjerra nga fosilet e dinosaurëve, të cilat u futën në një qelizë nga një kafshë tjetër (ata nuk specifikuan se cila) për të prodhuar kolagjen dhe, prej saj, lëkurë.

Çanta e bërë nga lëkura e kultivuar e një tiranozauri do të dalë në ankand në Amsterdam.

Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një

Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një

Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një

 

Poll