MAGAZINË /

Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe dëborë, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 2 prill.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe dëborë, si

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje - juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forcës 3-5 ballë. Versus.al

Poll