
Mbrëmjen e djeshme, gjatë surprizës në Prime, mamaja e Selin i kërkoi banorës që të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP 5.
Megjithatë, Selin vendosi të qëndronte dhe të luftonte për çmimin e madh të edicionit të pestë.
Të premten, Miri i kërkoi ndjesë Selin për situatën e krijuar mbrëmjen e kaluar.
Ai u shpreh se nuk kishte pasur qëllim të ofendonte, por duke qenë se ishte interpretuar kështu, kërkoi falje sinqerisht si për Selin ashtu edhe për mamanë e saj.
“Nuk kam bërë asnjë koment negativ, por nëse është ndier kështu, i kërkoj ndjesë ty, mamasë tënde dhe familjes tënde”, tha Miri.
Ai shtoi se nga sot e tutje nuk do të ketë më ofendime apo komente negative, por do të përballen vetëm në lojë.
Selin pranoi kërkesën për ndjesë, duke thënë se “patjetër” duhet të vazhdojnë pa fyerje personale.
Pjesë nga biseda:
Miri: Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha. Jam shumë i sinqertë te kjo pjesë.
Selin: Ndjesën nuk ke pse ia kërkon mamit por mua.
Miri: Të dalim te mami se pastaj do të vij te ti. Se mamaja erdhi dhe tha ato fjalët, dakord. Nuk ka qenë qëllimi që të ndihen keq familjarët apo prindërit tanë, nuk e kam bërë këtë me qëllim të keq, nuk kam ofenduar, po ta them sinqerisht këtë pjesë. Megjithatë nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, t’a kërkoj në sy.
Edhe me sinqeritet nuk kam bërë asnjë koment negativ megjithatë është interpretuar ashtu dhe u kërkoj ndjesë të dyjave, ty, mamasë tënde dhe familjes tënde. Unë do mundohem nga sot e tutje, aq sa do kemi mundësi nuk do të kem asnjë koment negativ, asnjë fyerje drejtpërdrejtë dhe këta ta them sinqerisht. Ama këtu jemi në lojë dhe do të flasim për lojën.
Selin: Patjetër.

