BOTA /

Samiti pë Ukrainën, zbulohet arsyeja pse Donald Trump e ftoi Putinin në Alaskë

Stërvitja e përbashkët ushtarake "Arctic Edge 2025" është në kulmin e saj në disa vende të Alaskës.

Shkruar nga Versus
Samiti pë Ukrainën, zbulohet arsyeja pse Donald Trump e ftoi Putinin
Donald Trump/Vladimir Putin

Stërvitja e përbashkët ushtarake "Arctic Edge 2025" është në kulmin e saj në disa vende të Alaskës.

Gazeta amerikane Newsweek shkruan se stërvitja, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 31 gusht, po zhvillohet nga Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) dhe Komanda Veriore e Ushtrisë Amerikane, dhe përveç forcave amerikane, po marrin pjesë trupa nga Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka, si dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe policia shtetërore dhe lokale e Alaskës.

Kjo stërvitje ushtarake mbahet çdo vit në Alaska për të ndihmuar SHBA-të të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Amerikës së Veriut mes kërcënimit të vazhdueshëm që paraqet Rusia fqinje.

Revista amerikane kontaktoi ministritë e mbrojtjes dhe të jashtme ruse javën e kaluar për të komentuar mbi stërvitjen, por nuk mori një përgjigje dhe shkroi se mbetet për t'u parë nëse Rusia do të dërgojë avionë luftarakë ose anije pranë Alaskës për të demonstruar gatishmërinë e saj për operacione në rajonin e akullt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KNOM Radio Mission (@knomradio)

Vetëm pak ditë më vonë, CNN raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten (8 gusht) se "takimi i tij i shumëpritur" me Presidentin rus, Vladimir Putin, do të mbahej në Alaska.

Edhe gazeta italiane Corriere della Sera shkruan se nuk është rastësi që Trump zgjodhi Alaskën për samitin me Putinin vetëm një javë pas fillimit të manovrave amerikane "Arctic Edge 2025" në atë shtet.

'Alaska, një vend simbolik për një samit historik. Arktiku konfirmohet si tokë e “duelëve”.'shkruan Corriere.

Kujtojmw qw presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen në Alaska të premten e ardhshme për të diskutuar të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Trump njoftoi takimin e 15 gushtit në mediat sociale dhe më vonë u konfirmua nga një zëdhënës i Kremlinit, i cili tha se vendndodhja ishte "mjaft logjike" duke pasur parasysh afërsinë relative të Alaskës me Rusinë./Versus.al

 

 

 

 

Poll