Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ku kërkon që tarifat e reja doganore të miratuara për 70 vende të botës, të hyjnë në fuqi brenda 7 ditëve të ardhshme.
Nga këqyrja e listës shihet se tarifat variojnë nga 10% deri në 41% përsa u takon produkteve të importuara nga shtete të huaja në SHBA. Ajo çfarë vihet re është se në kontinentin Evropian, shteti më i goditur nga këto tarifa është Serbia me 35%, e ndjekur nga Bosnja Hercegovina me 30%.
Më herët BE firmosi marrëveshje me Trumpin dhe për pasojë tarifat e reja drejt unionit do të jenë 15%.
Lista e vendeve që preken nga tarifat doganore:
Afganistani - 15%
Algjeria - 30%
Angola - 15%
Bangladeshi - 20%
Bolivia - 15%
Bosnja dhe Hercegovina - 30%
Botsvana - 15%
Brazili - 10%
Brunei - 25%
Kamboxhia - 19%
Kameruni - 15%
Çadi - 15%
Kosta Rika - 15%
Bregu i Fildishtë - 15%
Republika Demokratike e Kongos - 15%
Ekuador - 15%
Guinea Ekuatoriale - 15%
Bashkimi Evropian: Mallra me Shkallë Tatimore të Kolonës 1 > 15% - 0%
Bashkimi Evropian: Mallra me Shkallë Tatimore të Kolonës 1 < 15% - 15%
Ishujt Falkland - 10%
Fixhi - 15%
Gana - 15%
Guajana - 15%
Islanda - 15%
India - 25%
Indonezia - 19%
Iraku - 35%
Izraeli - 15%
Japonia - 15%
Jordania - 15%
Kazakistani - 25%
Laosi - 40%
Lesoto - 15%
Libia - 30%
Lihtenshtajni - 15%
Madagaskari - 15%
Malavi - 15%
Malajzia - 19%
Mauritius - 15%
Moldavia - 25%
Mozambik - 15%
Mianmar (Burma) - 40%
Namibia - 15%
Nauru – 15%
Zelanda e Re - 15%
Nikaragua - 18%
Nigeria - 15%
Maqedonia e Veriut - 15%
Norvegjia - 15%
Pakistani - 19%
Papua Guinea e Re - 15%
Filipinet - 19%
Serbia - 35%
Afrika e Jugut - 30%
Koreja e Jugut - 15%
Sri Lanka - 20%
Zvicër - 39%
Siria - 41%
Tajvani - 20%
Tajlanda - 19%
Trinidad dhe Tobago - 15%
Tunizia - 25%
Turqia - 15%
Uganda - 15%
Mbretëria e Bashkuar - 10%
Vanuatu - 15%
Venezuela - 15%
Vietnami - 20%
Zambia - 15%
Zimbabve - 15%. Versus.al







