BOTA /

SHBA, avioni kthehet mbrapsht në aeroport a, momente paniku në fluturim. Zbulohet rrjeti “Bluetooth bomb”

Sipas pasagjerëve, gjatë fluturimit u zbulua një rrjet Bluetooth me emrin “Bomb”, duke ngritur shqetësime te ekuipazhi

Shkruar nga Versus

SHBA, avioni kthehet mbrapsht në aeroport a, momente paniku në

Momente paniku janë regjistruar në një avion të kompanisë "United Airlines", që ishte nisur drejt Spanjës, i cili u detyrua të kthehej në aeroportin Newark në New Jersey.

Mediat amerikane shkruajnë se "shkak u bë një alarm i mundshëm sigurie ku sipas pasagjerëve, gjatë fluturimit u zbulua një rrjet Bluetooth me emrin “Bomb”, duke ngritur shqetësime te ekuipazhi.

Avioni u kthye menjëherë dhe u ul pa incidente, ndërsa policia dhe njësitë me qen kontrolluan mjetin. Pasagjerët u zbritën nga avioni dhe iu nënshtruan sërish procedurave të kontrollit të sigurisë.

Kompania ajrore dyshon se bëhej fjalë për një shaka të papërgjegjshme, ndërsa fluturimi vazhdoi më vonë drejt Spanjës me një ekuipazh të ri. Versus.al

Poll