BOTA /

"SHBA do të mbytet në Gjirin Persik", Irani: Lufta do vazhdojë deri sa të na kompensohen dëmet

Irani kërkon që amerikanët të mos ndërhyjnë më në punët e shtetit.

Shkruar nga Versus

"SHBA do të mbytet në Gjirin Persik", Irani: Lufta do

Mohsen Rezaei, ish-komandanti i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i Këshillit për Interesat e Shtetit të Iranit ka bërë një paralajmërim të fortë për SHBA-të dhe Izraelin. 

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Rezaei shtoi se SHBA-ja do të paralizohet dhe “do të mbytet në Gjirin Persik”, duke paralajmëruar drejt Presidentit amerikan Donald Trump se “ditët e fundit të mbijetesës amerikane po mbarojnë”.

Ai theksoi se “lufta do të vazhdojë deri sa të rikuperohen të gjitha dëmet, të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të sigurohet që SHBA të mos ndërhyjë më në punët e Iranit”.

Sipas Rezaeit, kjo është vendimi i kombit iranian, i udhëheqësit të tyre dhe i forcave të armatosura.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore. Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad-Bagher Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në X se nuk po zhvillohen negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk është i përfshirë në asnjë bisedim të tillë. Versus.al

 

 

Poll