BOTA /

Shkelet hapësira ajrore e Rumanisë, NATO konfirmon rrëzimin e dronit nga avionët e aleatëve

Sipas NATO-s, pas evidentimit të shkeljes së hapësirës ajrore rumune, avionët luftarakë kanë ndërhyrë për neutralizimin e mjetit ajror pa pilot

Shkruar nga Versus

Shkelet hapësira ajrore e Rumanisë, NATO konfirmon rrëzimin e

Një dron është rrëzuar nga avionë luftarakë të forcave aleate pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë. Lajmi është konfirmuar nga Komanda Ajrore e NATO-s, e cila bëri me dije se ndërhyrja u krye nga avionë nën komandën dhe kontrollin e Aleancës.

Sipas NATO-s, pas evidentimit të shkeljes së hapësirës ajrore rumune, avionët luftarakë kanë ndërhyrë për neutralizimin e mjetit ajror pa pilot.

Më herët, autoritetet rumune njoftuan se një avion luftarak F-16 kishte marrë pjesë në operacion, duke rrëzuar dronin pasi ai kishte hyrë në territorin ajror të vendit.

Aleanca ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa po bashkëpunon me autoritetet rumune për mbledhjen e informacionit dhe përcaktimin e origjinës së dronit.

Deri më tani nuk janë publikuar të dhëna se kujt i përkiste droni, nga ku ishte nisur apo cili ishte qëllimi i hyrjes së tij në hapësirën ajrore rumune.

Incidenti është duke u monitoruar nga strukturat e sigurisë së NATO-s, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve./Versus.al

Poll