Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në njl deklaratë të pazakontë u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë karburantin, të shmangin udhëtimet jashtë vendit dhe të reduktojnë shpenzimet, për shkak të pasojave energjetike që kanë ardhur nga tensionet dhe lufta me Iranin.
Gjatë një tubimi publik, Modi deklaroi se qytetarët duhet të përdorin më shumë transportin publik dhe të kufizojnë përdorimin e makinave personale.
“Duhet të ulim përdorimin e benzinës dhe naftës. Në qytetet ku ka metro, qytetarët duhet të udhëtojnë me metro. Nëse përdorin makinë, duhet ta ndajnë me të tjerë,” tha ai.
Mes të tjerash kërkoi gjithashtu që qytetarët të shmangin përkohësisht udhëtimet jashtë vendit, përfshirë edhe organizimin e dasmave në vende të tjera.
“Sot ekziston një trend në rritje për dasma dhe pushime jashtë vendit. Duhet t’i shtyjmë këto udhëtime për të paktën një vit,” u shpreh Modi.
Vitet e fundit, shumë çifte indiane kanë zgjedhur të organizojnë dasma luksoze në destinacione turistike, veçanërisht në Thailand. Versus.al

