Kushdo që do ta shihte do ta konsideronte si një lloj memeje, ose montazh që nuk e nderon Kishën Katolike dhe as nuk nderon vdekjen e Papa Françeskut. Por pavarësisht kësaj, Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një foto të montuar me AI ku Trump duket i veshur si Papë.
Kjo ndodh vetëm disa ditë para fillimit të Konklavës që do të nis më 7 maj. Ndërsa pak ditë më parë në shënimin e 100 ditëve të para si president i rikthyer, Trump deklaroi se do të donte të ishte Papë.
Pas publikimit të saj shumë komentues e cilësuan Trump qesharak, ndërsa të tjerë thanë se ai po tallej me vdekjen e Papa Françeskut. Versus.al








