BOTA /

Si në filma, Selmanaj gërmoi me th*kë murin e qelisë në burgun e Fierit! U ngjit në tarracë nga ulluqet

Shkruar nga Versus

Si në filma, Selmanaj gërmoi me th*kë murin e qelisë në

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e dështuar e të burgosurit Bledar Selmanaj për t’u arratisur nga burgu i Fierit. Mësohet se Selmanaj ka çarë murin e qelisë dhe ka dalë deri tek tarraca e godinës, duke u ngjitur nga ulluqet.

Pasi ka qëndruar për pak kohë aty në pamundësi për të lëvizur, shërbimet e policisë së burgjeve kanë pikasur tentativën e tij dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.

Mësohet se për të çarë murin e qelisë, Selmanaj ka përdorur një thikë të improvizuar duke gërmuar për disa kohë dhe e mbulonte me sende në mënyrë që oficerët të mos e dallonin. Versus.al

Poll