BOTA /

“Siguria e begatia do shtohen”, Kurti falenderon votuesit pas fitores: U jam mirënjohës përjetë

Shkruar nga Versus

“Siguria e begatia do shtohen”, Kurti falenderon votuesit pas

Kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar qytetarët të cilët i dhanë mundësi të qeveriste pa patur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër.

Ai shkruan se qytetarët u angazhuan pa kursim për fitoren e Vetëvendosjes, ndërsa shton se gjatë mandatit të ardhshëm, siguria e begatia do të shtohen.

“Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.

Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike. Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”, shkruan Kurti. Versus.al

Poll