BOTA /

''S'lejojmë kalë troje në BE", komisionerja Marta Kos: Duhen shtete me demokraci të forta

Kos shkroi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për reforma.

Shkruar nga Versus

''S'lejojmë kalë troje në BE", komisionerja

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos ka dhënë mesazhe të qarta për të gjitha vendet kandidate që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi se të gjitha vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta, përndryshe nuk do të lejohet një “kalë troje” brenda unionit.

Ndërsa shtoi më tej se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reforma që duhet të garantojnë cilësinë e jetesës.

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”, ka thënë Kos në deklaratën e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’. Versus.al

Poll