BOTA /

"STOP!" Norvegjezët e pengojnë Machadon t’i japë Çmimin Nobel për Paqe Trumpit

“Një Çmim Nobel nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet tek të tjerët”, njoftuan Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel dhe Instituti Norvegjez i Çmimit Nobel.

Shkruar nga Versus

"STOP!" Norvegjezët e pengojnë Machadon t’i japë

Instituti Norvegjez i Nobelit ka njoftuar se Çmimi Nobel për Paqen nuk mund të transferohet, ndahet ose revokohet. Reagimi ka ardhur pas deklaratave të udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila sugjeroi se mund t'ia jepte çmimin e vitit 2025 Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një deklaratë, instituti tha se vendimi për dhënien e Çmimit Nobel është përfundimtar dhe i përhershëm, duke cituar statutet e Fondacionit Nobel, të cilat nuk lejojnë ankesa. Organizata gjithashtu vuri në dukje se komitetet që japin çmimet nuk komentojnë mbi veprimet ose deklaratat e laureatëve pas marrjes së çmimeve.

“Pasi të jetë dhënë një Çmimi Nobel, ai nuk mund të revokohet, ndahet ose transferohet te të tjerët”, thanë dje Komiteti Norvegjez i Nobelit dhe Instituti Norvegjez i Nobelit. “Vendimi është përfundimtar dhe i vlefshëm përgjithmonë.”

Të hënën, Machado, duke folur me prezantuesin e Fox News, Sean Hannity, tha se dhënia e çmimit Trump do të ishte një akt mirënjohjeje nga populli venezuelian për largimin e Nicolas Maduros, presidentit të vendit, i cili u arrestua javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara.

“A i ofruat t’i jepnit Çmimin Nobel për Paqen?” pyeti Hannity. “A ndodhi vërtet kjo?”

Ajo u përgjigj: “Epo, nuk ka ndodhur ende.”

Trump, i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, të cilin e ka lidhur me sukseset e tij diplomatike, tha se do të ishte i nderuar ta pranonte çmimin nëse Machado do t’ia ofronte gjatë takimit të tyre të planifikuar në Uashington javën e ardhshme.

Machado, një ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare, ishte ndaluar të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës në vitin 2024 nga aleatët e Maduros.

Ajo mbështeti një kandidat zëvendësues i cili besohej gjerësisht se kishte fituar zgjedhjet, megjithëse Maduro pretendoi se ai ishte fituesi. Megjithatë, verifikimet e rezultateve nga vëzhguesit e pavarur treguan parregullsi në rezultatet zyrtare.

Poll