BOTA /

Synimi për të përmisuar cilësinë e jetës, Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës

Sipas kryeministrit Milojko Spajić, ky model synon të balancojë interesat e punëdhënësve dhe të sindikatave, duke sjellë përfitime për të dyja palët.

Shkruar nga Versus
Synimi për të përmisuar cilësinë e jetës, Mali i
Foto Ilustruese

Qeveria e Malit të Zi është pranë miratimit të një reforme që parashikon shkurtimin e orarit të punës në shtatë orë në ditë. Sipas kryeministrit Milojko Spajić, ky model synon të balancojë interesat e punëdhënësve dhe të sindikatave, duke sjellë përfitime për të dyja palët.

Spajić ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohen konsultime të gjera me partnerët socialë, për të përcaktuar versionin përfundimtar të kësaj reforme. Ai e ka cilësuar këtë iniciativë si një ndër reformat më të mëdha që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke ofruar më shumë kohë për familjen dhe një ambient pune më efikas e produktiv.

Megjithatë, Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi ka shprehur kundërshtimin e tij, duke theksuar se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet për zbatimin e një orari të shkurtuar. Në anën tjetër, Unioni i Sindikatave të Lira ka shprehur mirëkuptim për shqetësimet e bizneseve, por e ka mbështetur idenë, duke theksuar se shteti duhet të ecë përpara me këtë reformë.

Tags:

mali i zi

Poll