Presidenti serb Aleksandar Vuçiç zbuloi sot, në forumin "BELTALKS: Bisedimet Ekonomike të Beogradit", se cili është propozimi i tij për udhëheqësit evropianë.
Ai shtoi se do t’i tregojë Ursula von der Leyen edhe propozimin e tij për zgjerimin e BE-së gjatë takimit të nesërm.
''Mendoj se pranimi i të gjitha vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor, të gjitha së bashku në anëtarësim të plotë, është ideja më e mirë. Nëse merrni një, dy ose tre, çfarë do të ndodhë me të tjerat. Si do t'i përballojmë problemet. Dhe e di që të gjithë kemi një qasje egoiste, por e ardhmja e rajonit, dhe akoma më e rëndësishmja, e ardhmja e Evropës, është në lojë . Kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë, të na pranojë të gjithëve së bashku, pa ndarje. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët... do të jenë mirë - tha Presidenti Aleksandar Vuçiç, deklaratë e cila shkaktoi të qeshura në sallë.
View this post on Instagram

