
Të paktën 25 persona u mbytën dhe 14 rezultojnë të zhdukur në verilindje të Nigerisë, pasi një varkë u përmbys në një lumë të shtunën në mbrëmje (1/3).
Varka thuhet se po transportonte fermerë dhe peshkatarë nga shteti Jigawa në shtetin Yobe kur u përmbys.
At least 25 people have died and 14 others remain missing after a boat carrying dozens of passengers capsized in Yobe State, northeastern Nigeria, officials said on Sunday. https://t.co/hHoq0BBjN0
— Reuters Africa (@ReutersAfrica) January 4, 2026
"Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur 26 trupa" dhe kërkimet janë duke vazhduar, tha për AFP Mohammed Gotje, drejtor ekzekutiv i shërbimit të shpëtimit të shtetit Yobe,
duke shtuar se deri më tani janë shpëtuar 13 pasagjerë.

