Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara flet pak edhe rreth dëshmisë së Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.
Në këtë dokument thuhet se Clark përshkruan ndërveprimet që ka pasur me UÇK-në, delegacionin e Rambujesë dhe konkretisht Hashim Thaçin.
Siç shkruan mbrojtja, Clark do të japë përshtypjet e tij për mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së dhe për mungesën e kontrollit të Hashim Thaçit mbi UÇK-në dhe se ish-presidenti ishte person politik, pa përvojë ushtarake.
"Së fundmi, 1DW-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ai pati me UÇK-në, delegacionin e shqiptarëve të Kosovës në Rambuje dhe konkretisht me Thaçin.
Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij në lidhje me mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komande ose kontrolli funksional.
Clark gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që Thaçi kishte mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake. Gjithashtu ai përshkruan se do të ishte e padrejtë t’i atribuohej sjelljes së keqe të të tjerëve, zotit Thaçi.”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes. Versus.al
