BOTA /

Tragjedi në Guatemalë: Botuesi milioner norvegjez dhe gruaja e tij shtatzënë humbin jetën në aksident ajror

Harald Udrum, 53 vjeç, trashëgimtar i njërit prej grupeve më të mëdha mediatike të Norvegjisë, vdiq tragjikisht me gruan e tij 26-vjeçare kur avioni në të cilin po udhëtonin u rrëzua dje.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Guatemalë: Botuesi milioner norvegjez dhe gruaja e tij
Udrum në ditën e dasmës së tij

Botuesi norvegjez Harald Udrum dhe gruaja e tij shtatzënë Judith Mazariegos u gjetën të vdekur në rrënojat e një aeroplani me një motor me të cilin po fluturonin në Guatemalë.

Dy persona të tjerë në bord mbetën gjithashtu të vdekur. 

Daily Mail shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, me aeroplanin e vogël Cessna që u rrëzua në një zonë malore të vendit.

Dy viktimat e tjera janë një mjek dhe një futbollist, por nuk janë publikuar detaje të mëtejshme.  

Konkretisht, Harald Udrum dhe gruaja e tij 26-vjeçare, Judith Mazarregos, po udhëtonin në një avion Cessna me një motor të vetëm.

Trashëgimtar i grupit Schibsted

Udrum ishte trashëgimtari i Christian Schibsted, themeluesit të grupit norvegjez të botimeve dhe mediave Schibsted. Familja e Judith Mazariegos konfirmoi vdekjen e çiftit për agjencinë norvegjeze të lajmeve Dagbladet.

Sipas një deklarate nga një ekip shpëtimi i transmetuar në televizionin guatemalas, 26-vjeçarja ishte gjashtë muajshe shtatzënë.

Udrum lindi në Londër dhe më vonë u adoptua nga familja norvegjeze Simbstedt, e cila ka qenë e lidhur me skenën mediatike në Skandinavi për dekada të tëra.

Autoritetet në vendin e aksidentit u mobilizuan menjëherë sapo u njoftuan. 

Shkaqet e aksidentit po hetohen.

Tragjedi në Guatemalë: Botuesi milioner norvegjez dhe gruaja e tij
53-vjeçari me gruan e tij gjatë pushimeve

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën avionin pjesërisht të dëmtuar dhe tre pasagjerë të vdekur. Një pasagjer i katërt u nxor i gjallë, por ndërroi jetë nga plagët e marra./Versus.al

 

 

 

Poll