MAGAZINË /

Ribashkohen sërish “Sulejman i Madhërishëm” dhe Hurem: Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli në një film pas 15 vitesh

Ribashkimi i këtij çifti u mundësua nga themeluesi i kompanisë producent Sky Films, Emre Oskay, i cili pas disa përpjekjesh arriti t’i bashkojë aktorët në një projekt të përbashkët.

Shkruar nga Versus
Ribashkohen sërish “Sulejman i Madhërishëm” dhe
Meryem Uzerli dhe Halit Ergenc në rolin e 'Sulltanit të Madhërishëm' dhe Hurem

Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli, do të bashkohen përsëri pas 15 vitesh për një projekt të ri filmik me titull “Imroz’da Bahar”, ku të dy do të luajnë rolet kryesore.

Ky ribashkim sjell përsëri çiftin që fitoi famë ndërkombëtare me serialin historik të transmetuar nga 2011 deri në 2014.

Në serial, Ergenc portretizonte Sulltan Sulejmanin, ndërsa Uzerli luante Hurem Sultan, një nga gratë më me ndikim në pallatin osman.

Seriali, ku luajtën edhe aktorë si Okan Yalabık, Nebahat Çehre, Selma Ergec dhe Nur Fettahoglu, u shndërrua në një nga projektet më të suksesshme turke, duke u transmetuar në shumë vende të botës.

Ribashkimi i këtij çifti u mundësua nga themeluesi i kompanisë producent Sky Films, Emre Oskay, i cili pas disa përpjekjesh arriti t’i bashkojë aktorët në një projekt të përbashkët.

Filmi do të tregojë historinë e dy personave që takohen në ishullin Imroz (sot Gokçeada) dhe do të eksplorojë idenë e një “pranvere të dytë” në jetë, duke pyetur nëse dashuria mund të rikthehet në një fazë të re të jetës.

Xhirimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa platforma e shfaqjes në Turqi ende nuk është konfirmuar.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Ergenc dhe Uzerli në një film pas serialit historik, që edhe sot vazhdon të tërheqë audiencë ndërkombëtare përmes reprizave dhe platformave të ndryshme.

Poll