
Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes banores Juelës dhe Mateos. Debati u ndez pasi Mateo ndërhyri në diskutimin mes Artanit dhe Juelës, duke i kujtuar klipin e Prime-s së së shtunës ku shfaqej me Rogertin, dhe duke sugjeruar se kishte ndjenja mes tyre.
Juela iu përgjigj duke thënë se raporti i Mateo me Brikenën ishte thjesht lojë dhe akuzoi Mateon për ofendime të vazhdueshme.
Gjatë debatit, të dy shkëmbyen akuza të ashpra, duke përfshirë përdorimin e ndjenjave dhe marrëdhënieve të tjetrit si elemente për konflikt.
Tensioni në shtëpi u rrit, ndërsa banorët e tjerë ndiqnin nga afër përplasjen, duke shfaqur emocionet dhe reagimet e tyre ndaj situatës.
Pjesë nga debati:
Mateo: Më bëhet qejfi që po të vjen nga pas siç më ka ardhur mua, se kur më vinte mua, nuk të dëgjohej zëri, madje e mbroje.
Juela: Ti e ke ofenduar në të gjitha format.
Mateo: Moj e pafytyrë, e mbroje.
Juela: Unë nuk e ofendoj si ti, s’kam nevojë t’a ofendon si ti.
Mateo: Të kam dëgjuar që në darkë.
Juela: Ti akoma këtu je? Mendova se ishe shkrirë, o mashtrues dhe përdoruesi më i madh i një femre këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke Rogertin, mbaje fort. Ke rënë në dashuri me një burrë të martuar. I iki nga pas Selin nga mëngjesi në darkë, vetë ka rënë në dashuri me një burrë të martuar. S’të vjen turp.
Juela: E more vëmendjen o qiri, që po shkrihesh.
Mateo: Shko te Rogerti, e marr vesh se keni filluar si lojë, Rogerti të ka përdorur, të ka transformuar ty dhe ti nga mbrojtja e mbështetja e Rogertit, ka filluar të lindë diçka nga ana jote për Rogertin, se ai të përdor për lojë.
Juela: Je i pari që ke përdorur Brikenën në maksimum këtu brenda.
Mateo: Ja ku e ke atë që ke ndjenja.
Juela: O injorant, që i ke sharë kësaj Juele të gjitha të zezës.
Mateo: Duke u zgërdhirë o i shkreti ti, ec, nuk t’u drodh qerpiku për burrin e martuar.
Juela: I ke thënë kësaj femre e shpifur e degjeneruar, të gjitha të zezat.
Mateo: Po të kesh respekt për vete largohesh.
Juela: Unë pres çdo gjë nga ty.

