
Pas kritikave të shumta në rrjetet sociale për një video virale ku DJ Gimbo dukej se imitonte Brikena Selmanin, familja e artistit ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram.
Në reagimin e tyre, ata kërkojnë falje nëse veprimi i tij është kuptuar negativisht ose ka lënduar Brikenën dhe familjen e saj, duke theksuar se qëllimi i DJ Gimbos nuk ka qenë të ofendojë apo të nënçmojë askënd.
Familja gjithashtu shpjegon se artisti ndodhet në izolim dhe nën presionin e lojës në Big Brother, gjë që mund të ndikojë në reagime ose situata që jashtë shtëpisë mund të interpretohen ndryshe.
Postimi i familjarëve të DJ Gimbos:
Si familja e Gimbos, kërkojmë falje nëse imitimi me mimika ndaj Brikenës është kuptuar keq apo ka lënduar atë dhe familjen e saj.
Besojmë që nuk ka qenë qëllimi i tij të ofendojë apo të nënçmojë askënd.
Duhet të kemi parasysh që ai ndodhet në izolim dhe nën presionin e lojës në Big Brother, gjë që ndonjëherë ndikon në reagime apo situata që mund të duken ndryshe jashtë.
Respekti ndaj çdo personi dhe familjeje është shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresojmë që kjo të kuptohet si një situatë e momentit.Kërkojmë falje sinqerisht dhe shpresojmë në mirëkuptim.
Familja e Gimbos"./Versus.al


