Një ngjarje e dhunshme ka tronditur mbrëmjen e së hënës kryeqytetin, ku dy vëllezër u sulmuan brutalish nga një grup prej pesë të rinjsh në një lokal në zonën e Yzberishtit.
Burime për mediat bëjnë me dije se sulmi ndodhi ndërsa të rinjtë ishin nën efektin e alkoolit. Forcat e Shqiponjës ndërhynë menjëherë, duke neutralizuar agresorët dhe parandaluar një tragjedi më të madhe.
Disa nga të rinjtë janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të mëtejshme dhe një reagim zyrtar për këtë ngjarje.
Ngjarja vjen si një paralajmërim për rritjen e incidenteve të dhunshme në ambiente publike dhe rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit./Versus.al

