AKTUALITET /

Nxënësit në Lezhë bëjnë namin në shkollën 9 vjeçare, të miturit thyejnë dyert dhe vjedhin 16 laptopë

Shkruar nga Versus

Nxënësit në Lezhë bëjnë namin në

Lezhë- Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare ''Besëlidhja'' ka denoncuar në polici ngjarjen e ndodhur në shkollë ku 5 dyer ishin dëmtuar dhe kishte dyshime për marrjen e dokumenteve dhe pajisjeve.

Grupi hetimor ka identifikuar dy të mitur të moshave 17 dhe 14 vjeç të cilët dyshohet se në bashkëpunim me 4 persona të tjerë kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës duke marrë më pas 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.

Nga analiza e pamjeve filmike të sigurisë rezulton se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë gjithsej gjashtë persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.

Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Tags:

lezhe vjedhje

Poll