BOTA /

Tragjedia në Maldive, nxirren dy trupat e zhytësve italianë të humbur në “Shpellën e Peshkaqenëve”

Dy nga katër trupat e zhytësve italianë që humbën jetën në Maldive janë nxjerrë në sipërfaqe nga ekspertë finlandezë të zhytjes

Shkruar nga Versus

Tragjedia në Maldive, nxirren dy trupat e zhytësve italianë

Dy nga katër trupat e zhytësve italianë që humbën jetën gjatë një ekspedite në Maldive janë nxjerrë në sipërfaqe nga tre ekspertë finlandezë të zhytjes. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për biologun detar Federico Gualtieri dhe pedagogien universitare Monica Montefalcone.

Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet në zonën e njohur si “Shpella e Peshkaqenëve”, ku trupat u lokalizuan në një tunel pranë dhomës së tretë të shpellës, në më shumë se 60 metra thellësi.

Një zëdhënës i qeverisë së Maldiveve deklaroi se pas identifikimit të trupave të hënën, misioni ka hyrë tashmë në fazën e rikuperimit. Sipas raportimeve, katër viktimat u gjetën pranë njëri-tjetrit, ndërsa pritet që dy trupat e tjerë të nxirren gjatë ditës së nesërme.

Operacioni po mbështetet edhe nga organizata Dan Europe, siguracioni i së cilës ka garantuar praninë e zhytësve-specialistë në misionin e vështirë të rikuperimit.

Poll