Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po mban fjalimin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku theksoi disa nga temat kryesore të politikës së tij të brendshme dhe të jashtme.
Trump filloi duke folur për sukseset e administratës së tij, duke u ndalur te ekonomia amerikane, uljet historike të taksave dhe rritja e prodhimit të naftës dhe gazit që sipas tij, kanë arritur nivele rekord.
Ai po ashtu vuri në dukje arritjet e politikave të tij të emigracionit dhe mbylljen e “kufijve të hapur dhe të rrezikshëm”.
"Kam qenë në pushtet për një vit, ekonomia po lulëzon, nuk ka inflacion, kufijtë e rrezikshëm janë të mbyllur. Shtetet e Bashkuara janë në mes të kthesës më dramatike ekonomike në histori. Një vit më parë ishim një vend i vdekur i udhëhequr nga të majtët radikalë. Tani jemi vendi më i fuqishëm. Janë të gjitha lajme të shkëlqyera. Shtetet e Bashkuara janë motori ekonomik i planetit. Nëse ne biem, bini edhe ju. Ajo që më habiti më shumë ishte sa pak kohë u desh që e gjithë kjo të ndodhte", tha Trump.
Presidenti amerikan shtoi se "e do Evropën", por se kontinenti "nuk po shkon në drejtimin e duhur".
Ai pretendon se "shumë pjesë të botës po shemben para syve tanë".
''Disa pjesë të Evropës janë të panjohura sot. E dua Evropën dhe dua që ajo të shkojë në drejtimin e duhur, por nuk po shkon . Qeveritë menduan se rritja mund të arrihej përmes imigracionit të pakontrolluar. Rezultati ishte deficite të mëdha dhe migrime shumë masive. Pjesë të mëdha të botës po shkatërrohen para syve tanë. Të gjithë ekspertët parashikuan se modeli im do të çonte në një recesion. Ne i provuam të gjithëve se gaboheshin", vazhdoi Trump./
Pjesë nga fjala e Donald Trump:
Patëm emigracionin më të lartë në historinë e njerëzimit, bota mund të shkatërrohej në sytë tanë dhe liderit nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte. Ky model i dështuar çoi të gjithë botën në recesion, ndërsa ne jemi komplet e kundërta. Ne po prodhojmë nëj transformim të cilin Amerika nuk eka parë në dekada. Në vend që të fuqizozjmë burokratët ne po i shkarkojmë dhe po krijojmë vende puen në sektorin privat, dy-tre herë më shumë. PËr këtë arsye qytetarët amerikanë më duan mua. Gjithashtu ne po rrisim tarifat për disa vende, në mënyrë që ata të riparojnë dëmet që i kanë bërë Amerikës. Rëni e inflacionit që kishte arritur rekordin gjatë adminsitratës Biden po ecën në rrugën e duhur. Deri tani në korrik ne miratuam shkurtimin më të madh të taksave për amerikanët. Rritëm në 100% shpenzimet kompanitë sot shpenzojnë dhe kalimi i prodhimit të SHBA ka dhënë rezultat. Kjo është një mrekulli që po ndodh.
Ky është një program 10 vjeçar i yni dhe jo thjesht një progam1 vjeçar edhe pse objektivat ne i arritëm shumë shpejt. Është programi më i madh në histori, ne po humbisnim triliona dollarë çdo vit. Kishte zyrtare që thoshi nqë planet e mia thoshin që smudn të realixoheshin, por kemi treguar të kundërtën, planet po realizohen. Kemi ndërtimi ne fabrikave që po shtohen. Ne dhamë leje të shpejta për ndërtimin e tyre dhe këto fabrika përbëjnë 40% të tregëtisë amerikane. Vendet europiane Japonia, Korea e Jugut janë partnerët tanë dhe ata duhet të bashkëpunojnë me ne për tregëtinë e naftës dhe të gazit.
Kur SHBA ngjitet lart atëhere të tjerët duhet ti shkojnë nga pas. Amerika udhëheq në sektorin energjitik është një forcë udhëheqëse dhe po ashtu dhe në sektorë të tjerë.. Gjatë amdinsitratës së Biden pati një ndotje të madhe si pasojë karburanteve tradicionale dhe cilësisë së tyre të dobët dhe tani situata është ndryshe. Ata nuk e kishin idenë se çfarë po bënin dhe tani në adminsitratën time prodhimi i naftës dhe gazit amerikan është më i lartë. Mijëra fuçi nafte në ditë dhe sa i takon Venezuelës 20 ditë më parë ajo ishte një vend i madh ndërsa sot ka probleme dhe 15 milionë fuçi do ti tregtojnë me ne dhe do të përfitojmë shumë më tepër. Ne po i ofrojmë një bashkëpunim shumë të mirë Venezuelës e cila pas sulmit të 3 janarit u shpreh e gatshme për bashkëpunim. Çdo kompani nafte po bashkëpunon me ne dhe kjo është diçka shumë pozitive. Lidershipi i ri i vendit po bën një punë të mirë.
Versus.al

