
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që brenda ditës së hënë të nisin bllokadën në Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të negociatave me Iranin.
Lidhur me këtë zhvillim, kryeparlamentari i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf i cili udhëhoqi negociatat në Islamabad ironizoi presidentin Donald Trump në një postim në “X” sa i takon idesë së tij për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.
“Shijoni çmimet e tanishme të karburantit. Me të ashtuquajturin ‘bllokim’, së shpejti do të ndjeni nostalgji për naftën 4–5 dollarë,” thuhet në postimin e shoqëruar me një hartë që tregon çmimet e naftës në Uashington.
Më herët kryeparlamentari ka theksuar vazhdimisht se Irani nuk dorëzohet përballë kërcënimeve. Ndërsa çmimi i naftës shënoi sërish rritje pasi tregjet e energjisë u rihapën pas dështimit të negociatave SHBA-Iran. Versus.al

