BOTA /

"Trumpi nuk luan bllofin", zëdhënësja e tij parlajmëron Iranin: Do lëshojë ferrin tek ju nëse nuk pranoni humbjen

Shkruar nga Versus

"Trumpi nuk luan bllofin", zëdhënësja e tij

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi sot se Presidenti Donald Trump nuk po luan bllofin në luftën ndaj Iranit. 

"Presidenti nuk po bën blof dhe është gati të lëshojë ferrin nëse Irani nuk pranon humbjen"- tha ajo. 

Ndërsa shtoi se Irani “nuk duhet të bëjë llogaritje të gabuara” dhe theksoi se negociatat me Republikën Islamike vazhdojnë të jenë konstruktive.

Sipas raporteve nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të i kanë paraqitur Iranit një plan me 15 pika, të ndërmjetësuar nga Pakistani. 

Ky plan përfshin çmontimin e aftësive bërthamore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e zhvillimit të raketave iraniane dhe heqjen e sanksioneve.

Lista e dërguar iu kthye amerikanëve nga ajatollahët, e plotësuar me kundërkërkesa që zyrtarët e lartë amerikanë i konsideruan “absurde”. Ndërkohë, Teherani ka njoftuar se Hormuzi ka filluar të rihapet gradualisht, por vetëm për anijet “jo-armiqësore” dhe me një tarifë të lartë prej 2 milionë dollarësh për anije. Versus.al

 

Poll