BOTA /

Ulen tensionet mes dy liderëve, caktohet data e takimit të Trumpit me presidentin e Kolumbisë

Shkruar nga Versus

Ulen tensionet mes dy liderëve, caktohet data e takimit të Trumpit me

Pas disa përplasjeve në distancë, duket se presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të shtensionuar marrëdhëniet. Petro ka thënë se takimi i tij me udhëheqësin amerikan Donald Trump do të zhvillohet më 3 shkurt.

"Kabineti i Kolumbisë po shqyrton këtë temë [të trafikut të drogës, e cila, ka intensifikuar debatet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kolumbisë, midis qeverive, midis presidentëve dhe në fund të fundit ka çuar në mundësinë e një takimi me Trump, i cili do të mbahet më 3 shkurt. Le të presim dhe të shohim se çfarë rezultatesh do të japë, pasi kjo është me rëndësi thelbësore", tha ai gjatë një mbledhjeje të qeverisë.

Sipas presidentit kolumbian, ai e sheh misionin e tij kryesor në sigurimin e stabilitetit social dhe ekonomik në vend. Ai theksoi se qeveria nuk po kursen asnjë përpjekje për të ruajtur qetësinë publike dhe për të parandaluar ndikimet negative të retorikës së Trump mbi popullsinë e vendit.

Pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë më 3 janar, Trump tha se paralajmërimi i tij për Petron ishte ende në fuqi. Më parë, udhëheqësi amerikan akuzoi presidentin kolumbian për strehimin e prodhimit të drogës dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcë kundër Kolumbisë nëse autoritetet e saj nuk bëjnë mjaftueshëm për të luftuar kontrabandën e drogës.

Nga ana tjetër, Petro tha se Trump duhet t’i japë atij medalje për përpjekjet e tij të fuqishme për të frenuar eksportet e kokainës në Shtetet e Bashkuara, në vend që ta kërcënojë. Versus.al

Poll