
Detaje të reja vijnë nga kërkimet për Nancy Guthrie, 84-vjeçaren e zhdukur dhe të dyshuar të rrëmbyer, e cila është nëna e moderatorores së njohur të NBC, Savannah Guthrie.
Sipas raportimeve, rrëmbyesit e supozuar kanë dërguar një shënim me kërkesë shpërblimi ku kërkojnë 6 milionë dollarë, me akuza dhe kërcënime për jetën e saj nëse kërkesa nuk plotësohet deri në orën 17:00 të së hënës. Pagesa kërkohet në Bitcoin, dukë u dërguar mesazhe edhe tek media lokale, përfshirë stacionin KGUN.
Familjarët e Nancy janë shprehur hapur në rrjetet sociale. Fëmijët e saj, përfshirë Savannah, kanë postuar video ku thonë se janë të gatshëm të paguajnë çdo shumë për kthimin e saj të sigurt dhe bëjnë thirrje për lirimin e saj.
Autoritetet amerikane, përfshirë FBI-në dhe policinë lokale, po hetojnë mesazhet e mbërritura dhe vlerësojnë vërtetësinë e tyre, por deri tani ende nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar. Zyrtarët kanë bërë të ditur se vendimi për pagesën e një shpërblimi i takon familjes, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit po këshillojnë për strategjinë më të sigurt të reagimit.
Kërkimi për Nancy vijon ndërsa rasti hyn në ditën e tetë të hetimeve, dhe autoritetet vazhdojnë të kërkojnë çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e saj.

