Çfarë do të gjeni në brendësi
Kurum/ 33 urdhër-arreste, Rama: Prokurori nuk paraburgosi vetëm veten e vet!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për 33 persona, lidhur me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të cilat pas kthimit nga Tajlanda vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
Gjatë fjalës së tij në podkastin “Flasim”, Rama e cilësoi vendimin e prokurorit si të padrejtë, duke theksuar se masa e “arrestit me burg” nuk përmbush asnjë nga kushtet e përcaktuara nga drejtësia demokratike dhe standardet e Këshillit të Europës.
Kryeministri Rama: Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër. Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, - se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, - i futi në një thes, - u them një gjë, - kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse. Kaq e thjeshtë është!/ Versus.al
Rama për hapjen e TikTok-ut: Nuk është dorëzim, janë vendosur filtra dhe mekanizma të rinj sigurie

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për heqjen e masës së bllokimit të platformës TikTok, duke theksuar se ky vendim erdhi vetëm pasi u vendosën filtra dhe mekanizma të rinj mbrojtës, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Komentet Rama i bëri në podcastin “Flasim”, ku u shpreh se Shqipëria zhvilloi një komunikim konstruktiv me TikTok-un për rritjen e parametrave të sigurisë dhe se vendi ynë nuk ndodhet në gjyq me këtë platformë.
Sipas kryeministrit, vendimi për hapjen e TikTok-ut nuk përbën tërheqje apo dorëzim nga ana e qeverisë, por është rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe adresimi konkret të shqetësimeve të ngritura më herët.
Kryeministri Rama: Këtë javë doli edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për të hequr masën e bllokimit të Tik-Tokut, është një vendim që e pata lajmëruar kur pata shpjeguar në më shumë se një rast, që për befasinë tonë të këndshme, Tik Tok ishte shumë i hapur dhe shumë aktiv ndërtimin e një dialogu me ne, pasi ne bëmë bllokimin. Dhe nuk është Tik Tok që na ka çuar në gjyq, por dihet kush na ka çuar në gjyq edhe për Tik Tok. Me Tik Tok kemi vendosur jo vetëm një komunikim, por edhe një bazë të re. Kështu që vendimi i Këshillit të Ministrave nuk është tëheqje, nuk është dorëzim, e aq më shumë mbyllje sysh. Por është rezultat i një procesi serioz rishikimi dhe një pune konkrete adresimi real të shqetësimeve për sigurinë dhe filtrat e nevojshëm, që të ketë shumë më tepër kontroll në kuptimin e mirë të fjalës. Jo censurë, por kontroll mbi gjithë aktivitetin, për mbrojtjen e fëmijëve dhe më të rinjve. Sot Tik Tok është i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të reja sigurie
'Nuk akuzohet për korrupsion', GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Rama: Do ta vijojmë këtë betejë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë zhvillim si një precedent të rrezikshëm dhe të paprecedentë në botën demokratike.
Në podcastin, Rama u shpreh se Gjykata Kushtetuese “nuk e gjeti dot forcën” për të ndalur atë që ai e quajti “rimarrje peng të qeverisë së Shqipërisë” përmes një mjeti të padëgjuar më parë: pezullimin e një anëtari të qeverisë nga një prokuror dhe një gjyqtar, në një seancë paraprake, pa nisur ende procesi gjyqësor.
Sipas kryeministrit, mosvendimmarrja e Kushtetueses e kthen automatikisht në fuqi pezullimin e zv/kryeministres, e cila, siç theksoi ai, nuk akuzohet për korrupsion, madje as nga vetë prokurori që kërkoi masën e pezullimit në një seancë të mbyllur.
“Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i parë i një absurditeti botëror”, deklaroi Rama, duke shtuar se kjo situatë përfaqëson atë që Servantesi e quante “arsyet e mosarsyes” në veprën “Don Kishoti i Mançës”.
Kreu i qeverisë theksoi se zhbërja e kësaj praktike, të cilën e cilësoi si një shpikje 100% “Made in Albania” të drejtësisë së re ende të papjekur, është një domosdoshmëri për të garantuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
Rama paralajmëroi se qeveria do ta vazhdojë këtë betejë institucionale, duke theksuar se mungesa e një vendimi të qartë nga Gjykata Kushtetuese krijon një precedent ekstrem, që teorikisht mund të çojë deri në pezullimin e Presidentit të Republikës nga një prokuror, pa një proces gjyqësor të rregullt.
Kryeministri Rama:
Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi.
Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.
Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministers, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi.
Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, - është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, - por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.
Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.
Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, - se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, - i futi në një thes, - u them një gjë, - kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse.
Kaq e thjeshtë është!/ Versus.al
'Mos kërkoni qiqra në hell', Rama: Gjyqtarët nuk mund të rrisin pagat me 2–3 mijë euro në muaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kërkesave për rritje të mëtejshme të pagave të gjyqtarëve, duke deklaruar se kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë.
Në podcastin “Flasim”, Rama theksoi se qeveria ka bërë tashmë një sakrificë të madhe financiare në emër të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por se kjo nuk mund të shndërrohet në një privilegj të pakufizuar.
Sipas Ramës, taksapaguesit shqiptarë kanë pranuar të paguajnë më shumë për gjyqtarët që kalojnë procesin e vettingut dhe përballen me sfidën e ndërtimit të një sistemi të drejtë dhe të pavarur, por kjo nuk nënkupton vendosjen e gjyqtarëve mbi të gjitha kategoritë e tjera të shtetit.
“Ne thyem piramidën e pagave dhe rritëm pagat e gjyqtarëve mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë. Shqipëria nuk do të bëhet vendi ku kasta e gjyqtarëve është mbi çdo gjë tjetër”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se nuk ka asgjë personale në këtë qëndrim, edhe pse, sipas tij, është sulmuar për këtë çështje. Ai theksoi se nuk dëshiron polemikë, por një qasje të drejtë dhe të balancuar në raport me shërbimin ndaj shtetit.
“Gjyqtarët nuk mund ta rrisin pagën e tyre me 2000–3000 euro në muaj. Kjo nuk do të ndodhë, nuk ka për të ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë”, deklaroi Rama, duke shprehur shpresën që Gjykata Kushtetuese të vendosë vulën përfundimtare mbi këtë çështje.
Sipas tij, të gjithë shërbëtorët e shtetit, përfshirë edhe gjyqtarët, duhet të kenë sensin e së drejtës dhe të përgjegjësisë, pa kërkuar privilegje të pajustifikuara.
Rama:
U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës të atij pushteti, në shërbim të qytetarëve dhe si garant për barazinë para ligjit. Këtë e bëmë duke thyer piramidën e pagave, e cila fillon me Presidentin e Republikës dhe zbret. Ne, ndërkohë, në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, dhe që Shqipëria të bëhej vendi i vetëm në planet ku të jetë mbi të gjitha kasta e gjyqtarëve. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën jo me mua dhe PS. Si një thirrje, si një domosdoshmëri e brendshme e shtetit, që të gjitha kategoritë e shërbëtorëve të tij, përfshirë edhe gjyqtarët, të kenë sensin e së drejtës, duke mos kërkuar qiqra në hell.
Nuk ka asgjë personale, edhe pse jam sulmuar. Nuk dua të bëj polemikë. Dua vetëm të them që gjyqtarët nuk mund të kenë rritje të përhershme mbi të gjithë të tjerët dhe gjyqtarët nuk mund ta rrisin pagën e tyre me 2000–3000 euro në muaj. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk ka për të ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i vërë vulën kësaj/ Versus.al

