
Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku dy deputetë gjeorgjianë janë përfshirë në një sherr fizik, i cili ka degraduar. Deputetët e Partisë ruse "Ëndrra Gjeorgjiane", Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai për pushime, ndërsa në restorantin e hotelit në të cilin po qëndronin janë përballur me një qytetar nga Gjeorgjia por me vendbanim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qytetari iu afrua me celularin duke regjistruar momentin duke i pyetur: “Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë thoni për torturat e protestuesve në Tbilisi?'
Në video shihet se Sanikidze i përgjigjet: “Ti je burrë i madh, ik...” dhe i rrëzon celularin qytetarit në dysheme.
What happened in Dubai? step-by-step:
— Anna Gvarishvili (@AnnaGvarishvili) January 13, 2025
GD leaders Irakli Zarkua and Viktor Sanikidze went on vacation to Dubai, likely to attend Coldplay’s concert. A Georgian citizen, Lasha Gabitashvili, accidentally encountered them while they were having lunch and asked if they were aware of… pic.twitter.com/0owbe2GaBM
Ky veprim ka nxehur Lasha Gabitashvilin, i cili i ka ndjekur më pas politikanët deri në parkimin e hotelit duke i sharë dhe duke i ofenduar.
Pamjet kanë ngjallur reagime në Gjeorgji dhe ka zemëruar deputetët dhe drejtuesit e partisë pro-ruse. Të nesërmen, pas ngjarjes, njëri prej deputetëve ka vënë re Lasha Gabitashvilin duke ngrënë mëngjes me partneren e tij dhe e ka sulmuar duke i hedhur pjata dhe duke e dhunuar.
Today, while Gabitashvili was having lunch at a restaurant, Zarkua, Sanikidze, and their friends approached him and, without any verbal interaction, began physically attacking him.
— Anna Gvarishvili (@AnnaGvarishvili) January 13, 2025
3/4 pic.twitter.com/80WMoa4bf5
Pavarësisht kuadrit shumë të rreptë ligjor për veprime të tilla në Emiratet, dy deputetët gjeorgjianë dhe rrethi i tyre "i madh" nuk u arrestuan dhe thuhet se janë kthyer në Gjeorgji. Shtetasi gjeorgjian ka ngritur padi kundër autoriteteve vendore. /Versus.al/
