BOTA /

VIDEO/ Kolumbi, trafikantët fshehin majmunët e vegjël në të brendshmet për t’i shpëtuar kontrollit

Një burrë 26-vjeçar dhe një grua 27-vjeçare nga rajoni La Jagua de Ibirico u ndaluan gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroport, ku u zbulua se mbanin të fshehur tre majmunë të vegjël në trup dhe nën rroba

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kolumbi, trafikantët fshehin majmunët e vegjël në

Autoritetet në Kartagjenë të Kolumbisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për tentativë kontrabande të kafshëve të egra nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Rafael Núñez”, me destinacion Republikën Dominikane.

Sipas policisë, një burrë 26-vjeçar dhe një grua 27-vjeçare nga rajoni La Jagua de Ibirico u ndaluan gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroport, ku u zbulua se mbanin të fshehur tre majmunë të vegjël në trup dhe nën rroba.

Autoritetet thanë se kafshët ishin të mbështjella dhe të fshehura gjatë tentativës për t’u kaluar në mënyrë të paligjshme përmes pikës së kontrollit. Rasti ka hapur hetime për një rrjet të mundshëm të trafikut të kafshëve të egra.

Fatkeqësisht, një nga majmunët nuk ka mbijetuar, pasi dyshohet se ka ngordhur nga mungesa e oksigjenit dhe kushtet e rënda të transportit. Dy kafshët e tjera janë marrë nën kujdesin e shërbimeve veterinare.

Autoritetet kolumbiane po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse të dy të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti më të gjerë të kontrabandës së faunës së egër.

Poll