
Tiranë- Policia ka arrestuar 25 vjeçarin K.M gjatë një aksioni të zhvilluar në rrugën “Myslym Keta” ku i riu po qarkullonte me armë zjarri në automjetin e tij.
Siç shihet nga pamjet, efektivët i kanë ngritur kurth duke e rrethuar me disa makina dhe më pas e kanë neutralizuar 25 vjeçarin. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 2 automatikë.
Dyshohet se i riu kishte në plan t’i shiste. Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

