POLITIKË /

Përplasjet për gjuhën shqipe, maqedonasit ankohen për Denion Meidanin. Ministri Hoxha gati shkarkimin e ambasadorit, ja kush e zëvendëson

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes nga misioni diplomatik në Shkup i ambasadorit Denion Meidani janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase

Shkruar nga Versus

Përplasjet për gjuhën shqipe, maqedonasit ankohen për Denion

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani pritet të mos vijojë misionin e tij diplomatik.

Burime për Versus, bëjnë me dije se Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Shkup.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe.

Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj në RMV, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Studentë dhe qytetarë shqiptarë u mblodhën ditën e djeshme në një tubim të madh në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, pas kundërshtimeve për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Kjo është protesta e dytë e studentëve shqiptarë pas refuzimit të kërkesave të tyre nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa më herët protestuesit ishin mbledhur edhe më 6 prill 2026 në Shkup për të kërkuar respektimin e të drejtave gjuhësore.

 

 

Poll