BOTA /

VIDEO/ “Kosova është republikë”, përplasje mes një të riu dhe të moshuare gjatë protestave në Novi Sad

Gjatë protestave, një përplasje verbale ka ndodhur mes një burri dhe një gruaje të moshuar mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë protestave, një përplasje verbale ka ndodhur mes një burri dhe një gruaje të moshuar mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Kosova është republikë”, përplasje mes

Një video e protestave anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë ka bërë xhiron e rrjetit.

Gjatë protestave, një përplasje verbale ka ndodhur mes një burri dhe një gruaje të moshuar mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Në klipin e shpërndarë në platformat sociale, burri dëgjohet duke iu bërtitur protestuesve në lidhje me Kosovën.

Përgjigja e gruas ishte e drejtpërdrejtë: “Kosova është një republikë tjetër”. Burri, i irrituar, përsëritte me agresivitet se “Kosova është e imja”.

Këto protestat shpërthyen pas një incidenti tragjik, ku shembja e një strehese prej betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit rezultoi në vdekjen e 15 personave dhe disa të tjerë të lënduar./Versus.al

Poll