BOTA /

VIDEO/ Pamje apokaliptike nga zjarri pranë Marsejës, autoritetet u kërkojnë banorëve të qëndrojnë në shtëpi

Disa fluturime janë devijuar për në Nisë, Nimes dhe aeroporte të tjera rajonale.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pamje apokaliptike nga zjarri pranë Marsejës, autoritetet u

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga erërat e forta, lëvizin drejt qytetit.

Erëra me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë po e vështirësojnë shuarjen dhe po përshpejtojnë përhapjen e frontit të zjarrit.

Zjarri shpërtheu pranë qytetit Les Pens-Mirambeau, në veri të Marsejës, dhe po shkon drejt periferive perëndimore të qytetit.

Disa zona të Marsejës janë vënë tashmë në gatishmëri, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të shmangin çdo lëvizje, në mënyrë që të mos pengojnë kalimin e automjeteve të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.

Autoritetet bashkiake kanë pezulluar funksionimin e aeroportit, ndërsa shërbimet janë në gatishmëri për një urdhër të mundshëm evakuimi.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, 168 zjarrfikës po operojnë në front me ndihmën e mjeteve ajrore. Tymi i dendur është tashmë i dukshëm në qytet, me atmosferën që po bëhet mbytëse në qendër të Marsejës, ku regjistrohet një erë e fortë djegieje./Versus.al

Poll