Dy aeroplanë të Vietnam Airlines u përplasën pasi një avion Boeing iu afrua shumë një Airbus-i duke e goditur në pjesën e pasme të bishtit. Të dy avionët u ndalën të premten në Aeroportin Ndërkombëtar “Noi Bai” të Hanoit pasi Boeing-u përplasi aeroplanin tjetër ndërsa po udhëtonte. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Vietnam Airlines ka pezulluar katër pilotët, dy në të dy aeroplanët, pas aksidentit, shkaku i të cilit mbetet nën hetim. Gjetjet paraprake sugjerojnë se Airbus nuk ishte parkuar siç duhet në pistë. Versus.al







