BOTA /

VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri iranian në Oqeanin Indian!

Momenti kur marinsat mësyjnë në bordin e anijes së sanksionuar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri iranian në

Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije cisternë me flamur të Guajanës, që transportonte naftë iraniane në Oqeanin Indian, konfirmoi Pentagoni sot (23 prill).

Departamenti Amerikan i Luftës publikoi video të operacionit, ndërsa fotot që shoqëronin njoftimin tregonin ushtarë amerikanë në kuvertën e anijes.

Tankeri Majestic X  i njohur më parë si Phonix, u sanksionua nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në vitin 2024 për dyshimin e kontrabandës së naftës bruto iraniane në shkelje të sanksioneve të SHBA-së kundër Republikës Islamike.

Të dhënat e gjurmimit të anijeve treguan Majestic X në Oqeanin Indian midis Sri Lankës dhe Indonezisë, afërsisht në të njëjtën zonë ku SHBA-të sekuestruan tankerin Tifani në fillim të kësaj jave.

Anija thuhet se ishte drejtuar për në Zhoushan të Kinës

Poll