SHBA- Një kalimtare ezakonshme ka filmuar videon e momentit të vrasjes së Rene Nicole Good ditën e djeshme në Minneapolis, një zonë e njohur për tensione për shkak të bastisjeve dhe protestave të vazhdueshme të imigracionit.
Sipas departamentit të sigurisë kombëtare, oficeri i policisë hapi zjarr në kushte vetëmbrojtjeje pasi viktima po tentonte ta përplaste me makinë.
Mirëpo në videon e cila është bërë virale në rrjetet sociale tregohet momenti kur viktima po tentonte të largohej nga oficerët federalë dhe gomat e makinës ishin kthyer djathtas dhe jo drejt oficerit i cili nxorri pistoletën dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur. Versus.al

