BOTA /

VIDEO/ "Është një nder të qëndroj pranë jush", Michelle Obama emocionon ish-presidentin amerikan në ceremoninë e hapjes së qendrës presidenciale

Qendra Presidenciale e ish-presidentit amerikan Barack Obama hapi zyrtarisht dyert për publikun në Çikago, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë katër ish-presidentë amerikanë, figura të njohura politike dhe dhjetëra artistë të famshëm.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Është një nder të qëndroj pranë

"Barak, nuk ka fjalë për të shprehur sa krenare jam për mënyrën se si je sjellë dhe vazhdon të sillesh çdo ditë. Ka qenë një nder të qëndroj pranë teje.

Më ke bërë një njeri më të mirë dhe ke dhënë një shembull për të gjithë ne që duhet të përpiqemi ta imitojmë", tha Michelle Obama në inaugurimin e qendrës presidenciale kushtuar ish-presidentit amerikan Barack Obama në Çikago.

"E ke bërë familjen tonë dhe këtë vend krenarë", vazhdoi ish-zonja e parë, duke renditur të gjitha reformat e bashkëshortit të saj. Dhe ish-presidenti u emocionua.

VIDEO/ "Është një nder të qëndroj pranë

Qendra Presidenciale e ish-presidentit amerikan Barack Obama hapi zyrtarisht dyert për publikun në Çikago, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë katër ish-presidentë amerikanë, figura të njohura politike dhe dhjetëra artistë të famshëm.

Në ceremoni ishin të pranishëm Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden, Bill Clinton dhe Hillary Clinton, si dhe George W. Bush dhe Laura Bush. Mungesa e Trumpit u komentua gjerësisht, pasi ai nuk ishte i ftuar në aktivitet.Versus.al

 

Poll