BOTA /

VIDEO/ Vritet brutalisht në mes të ditës zyrtari i lartë i SBU-së, njeriu i afërt i Zelenskit, kamerat filmuan gjithçka

Vrasësi i maskuar, i cili mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza, u pa në video duke dalë nga një makinë dhe duke qëlluar kolonelin 50-vjeçar nga afër me një pistoletë ndërsa ai kalonte rrugën.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Vritet brutalisht në mes të ditës zyrtari i lartë i
Pamje nga vendngjarja

Një zyrtar i lartë i shërbimit të sigursë ukrainase SBU është vrarë sot në mes të ditës në Kiev nga një person i cili ende nuk është identifikuar.

Koloneli Ivan Voronich, një nga njerëzit kyç në shërbimin e inteligjencës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky , po ecte këtë mëngjes kur një burrë iu afrua rreth orës nëntë sipas orës lokale, sipas raportit të Drejtësisë Ukrainase.

Vrasësi i maskuar, i cili mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza, u pa në video duke dalë nga një makinë dhe duke qëlluar kolonelin 50-vjeçar nga afër me një pistoletë ndërsa ai kalonte rrugën.

Ai besohet se ka qëlluar pesë herë nga një armë me silenciator përpara se të largohej me vrap.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë qartë sulmuesin duke vrapuar nëpër rrugë larg vendit të vrasjes.

Shërbimi i Sigurisë dhe Policia Kombëtare po marrin masa gjithëpërfshirëse për të sqaruar të gjitha rrethanat e krimit dhe për të sjellë autorët para drejtësisë - njoftoi SBU.

Identiteti i të dyshuarit dhe motivi i tij janë ende të panjohura./Versus.al

 

Poll