BOTA /

Vritet gazetari investigativ, trupi gjendet i hedhur në gropë septike

Trupi i gazetarit u gjet më 3 janar në shtetin Chhattisgarh kur autoritetet arritën të gjurmonin sinjalin e tij të celularit pasi familja e tij njoftoi policinë për zhdukjen e tij.

Shkruar nga Versus

Vritet gazetari investigativ, trupi gjendet i hedhur në gropë septike

Trupi i një gazetari u zbulua i varrosur brenda një grope septike, e cila ishte mbuluar me çimento. Ngjarja tronditwse ka ndodhur nw Indi.  

Gazetari i pavarur Mukesh Chandrakar, 28 vjeç, kishte raportuar për korrupsionin dhe kryengritjen maoiste që ka tronditur shtetin e Chhattisgarh në Indinë qendrore për gjysmë shekulli.

Autoriteti Rregullator i Medias në Indi ka bërë thirrje për një hetim të plotë, pasi viktima ishte përgjegjës për një kanal të njohur në YouTube, 'Bastar Junction'.

Këshilli Mediatik i Indisë, i cili ka shprehur "shqetësimin" e tij për vrasjen e supozuar të Chandrakar, kërkoi në një deklaratë për shtyp mbrëmë për një raport të detajuar mbi rastin.

Ata gjurmuan sinjalin e celularit të tij

Trupi i gazetarit u gjet më 3 janar në shtetin Chhattisgarh kur autoritetet arritën të gjurmonin sinjalin e tij të celularit pasi familja e tij njoftoi policinë për zhdukjen e tij.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.

Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në kryengritjen nga rebelët maoistë, të cilët thonë se po luftojnë për të drejtat e njerëzve indigjenë të margjinalizuar në rajonet qendrore të pasura me burime të Indisë.

Vishnu Deo Sai, kryeministër i shtetit Chhattisgarh dhe një anëtar i partisë në pushtet të Indisë, e quajti vdekjen e gazetarit "tragjike" dhe premtoi "dënimin më të rëndë" për ata që janë përgjegjës.

Vitin e kaluar, India u rendit e 159 nga 180 në renditjen globale të lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij.

Poll