BOTA /

Vuçiç për tërheqjen e investimit të Kushner: Kemi humbur ne serbët! Shqipëria do marrë vëmëndjen e botës!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump - po tërhiqej nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd. Presidenti serb është shprehur se humbësit me të mëdhenj në këtë histori është populli serb.

Shkruar nga Versus
Vuçiç për tërheqjen e investimit të Kushner: Kemi
Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se kompania e Jared Kushnerit, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump - po tërhiqej nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz në Beograd.

Presidenti serb është shprehur se humbësit me të mëdhenj në këtë histori është populli serb. Ai shtoit më tej se do të merret vetë personalisht me të gjithë ata që shkaktuan këtë dëm në total prej një milliard e gjysëm.

'Kjo histori sot bëhet aferë, pasi shteti dhe populli janë humbësit e mëdhenj, kemi humbur një investim prej 750 milionë eurosh, ndërsa ata që bllokuan marrëveshjen na kanë shkaktuar dëm gjithsej një miliard e gjysmë... Personalisht do të siguroj që të gjithë ata që kanë marrë pjesë në shkaktimin e dëmit të përgjigjen për atë. ‘ tha Vuçiç.

''Tani do të kemi një ndërtesë të shembur. Këtu nuk ka korrupsion, pasi njerëzit tërhiqen nga projekti. Ata gjithmonë kanë filluar nga vetja, e dinë se çfarë lloj hajdutësh janë, kështu që mendojnë se edhe të tjerët janë të tillë. Kjo tregon se ne serbët jemi mjeshtra të mundësive të humbura, vetëm që lopa e fqinjit t'i gëlltisë. Ky është një mësim tjetër për ne se si shkojnë gjërat. Do të ngre një padi personale penale kundër të gjithë atyre që morën pjesë, por ata nuk do të më përgjigjen vetë. Mendoj se drejtësia është me rëndësi kyçe. Ata nuk e fshehën për asnjë moment se ishin bllokues.  Do të bëj çmos të përgjigjem. Është përgjegjësia juaj të jeni serioz dhe përgjegjës. Ne humbëm një mundësi të madhe. Një pjesë e opozitës sonë politike është e gatshme të bëjë gjithçka kundër Serbisë së tyre' shtoi Vuçiç.

Vuçiç tha gjithashtu se, si një njeri i përgjegjshëm, i vjen keq që humbëm një investim prej 750 milionë eurosh dhe se tani ndonjë projekt i përfunduar në Shqipëri do të marrë gjithë vëmendjen e botës sepse, (bëhet fjalë për projektin e ishullit të Sazanit) para së gjithash, familja Trump do ta lavdërojë atë./Versus.al

 

 

Poll