BOTA /

Zbulohet plani i Trump: Ja si do të quhet salla e re luksoze e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë ( VIDEO)

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se salla e vallëzimit do të përfundojë para se Trump të lërë detyrën në janar 2029, por nuk ka dhënë një afat të saktë. 

Shkruar nga Versus
Zbulohet plani  i Trump: Ja si do të quhet salla e re luksoze e
Donald Trump duke folur për sallën e vallëzimit

Donald Trump planifikon të emërtojë sallën e tij të vallëzimit prej 300 milionë dollarësh me emrin e tij, pas shembjes së gjithë krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët e quajnë ndërtesën madhështore ' Salla e vallëzimit President Donald J.Trump' sipas ABC News. 

Ai nuk ka deklaruar publikisht se si do ta quajë sallën por presidenti amerikan ka ndërtuar karrierën e tij në pronësi të pasurive të paluajtshme në New York duke vendosur emrin e tij në anët e qiellgërvishtësve.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se salla e vallëzimit do të përfundojë para se Trump të lërë detyrën në janar 2029, por nuk ka dhënë një afat të saktë. 

“Nuk do të hyj në detaje tani,” tha Trump me një buzëqeshje kur ABC News e pyeti nëse kishte një emër për sallën.

Shtëpia e Bardhë pretendon se janë mbledhur 350 milionë dollarë për projektin e sallës, me vlerësime që sugjerojnë se kostot do të tejkalojnë buxhetin fillestar prej 300 milionë dollarësh.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump “ka marrë një mbështetje kaq pozitive dhe të jashtëzakonshme për sallën e vallëzimit sa vazhdon të marrë donacione.”

Trump ka deklaruar shpesh se planifikon të dhurojë miliona dollarë nga fondet e tij personale për ndërtimin e sallës.

Donatorët privatë të projektit përfshijnë drejtues nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, duke përfshirë Google, Meta, Amazon dhe Microsoft./Versus.al

Pamje nga prishja e ndërtime në krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll