BOTA /

VIDEO/ Netët e burgut një makth për Sarkozy, ish-presidenti francez kërcënohet sërish nga të burgosurit

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Netët e burgut një makth për Sarkozy, ish-presidenti

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy nuk po kalon netë të qeta në burgun ku prej disa ditësh ka nisur të vuajë dënimin me 5 vite burg. Pavarësisht masave të forta të sigurisë, Sarkozy po përballet me kërcënime dhe fyerje nga të burgosurit e tjerë.

Nëpër videot e publikuara në rrjet dëgjohen të burgosurit duke bërtitur dhe duke fyer ish-presidentin të cilin e kanë thirrur me emër gjatë gjithë natës me qëllim që të mos flinte.

Prokuroria e Parisit ka sekuestruar dy telefona celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, ndërsa policia po punon për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim mbi sigurinë e ish-presidentit, duke vënë në pah tensionet brenda burgut dhe nevojën për kontrolle më të rrepta. Versus.al

Poll