AKTUALITET /

Hetimet/ Dyshohet se “Rrumi” i Shijakut futi shuma parash të falsifikuara në bankat e vendit

Në dosjen hetimore përmenden akuza për falsifikim të parave, përvetësime të pronave dhe plane për dhunë për kontrollin e territorit.

Shkruar nga Versus
Hetimet/ Dyshohet se “Rrumi” i Shijakut futi shuma parash të
Rrumi i Shijakut

Hetimet e SPAK kanë nxjerrë në dritë një skemë të gjerë të dyshuar kriminale të lidhur me grupin e njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Në dosjen hetimore përmenden akuza për falsifikim të parave, përvetësime të pronave dhe plane për dhunë për kontrollin e territorit.

Transkriptet e përfshira në hetim dokumentojnë biseda mes anëtarëve të grupit, ku ata diskutojnë qarkullimin e parave të falsifikuara dhe mënyra për t’i futur në sistemin bankar.

Në një nga komunikimet, Rrumi i thotë bashkëbiseduesit:

“Ço ndonjë te daja në Rinas se i ka bërë ato lekët… Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…”

Në dosje janë edhe biseda ku anëtarët diskutojnë “praktika” për veprime të paligjshme dhe sugjerojnë “drejtorë” që të ndihmojnë në transferime.

Vullneti: “Po do 20%, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?” Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…”

Hetimet tregojnë gjithashtu rivalitete të ashpra për territor në aksin Durrës–Shijak.

Komunikimet e sekuestruara zbulojnë plane të diskutueshme për eliminime fizike si mjet për të mbajtur kontrollin e zonës. Një bisedë mes anëtarëve tregon qëllime të dhunshme:

“Heqim Ceken, se Cekja është truri i tyre në terren… O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…”

Poll